Kryeministri Rama vizitë në Turqi, takon Presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar edhe me Presidentin turk, Tayip Erdogan.

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Go to TOP