Kurti udhëton për Bruksel, i ftuar nga lideri i socialistëve të Evropës
Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës.
Ai do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionarë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit. /Kosova.info/
