Kryeministri kroat prezantoi detaje të reja rreth dronit të rrëzuar në Zagreb
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq priti sot në mëngjes në Banski dvori përfaqësues të partive opozitare parlamentare dhe kjo është pjesë e vazhdimit të dialogut për situatën në Ukrainën e sulmuar nga Rusia.
Ai tha disa informacione të reja për dronin që kishte rënë ditë më parë në Zagred dhe të dhënat e para konfirmonin se fluturakja ka ardhur nga Rusia.
“Ne përsëritëm se sistemi i mbikëqyrjes dhe udhëzimit, sistemi i radarit monitoron hapësirën ajrore në këto rrethana, veçanërisht kur nuk ka fluturime civile mbi Ukrainë, kështu që është më e dendur në pjesë të tjera. Çfarë është e sigurt dhe këtë e pashë duke e vizituar qendrën tonë të udhëzimeve, por edhe atë të NATO-s, ne e dimë se kur mund të regjistrohet për herë të parë në radarët rumunë, dhe hungarez”, tha ai.
“Ata që merren me të nuk e kanë perceptuar si diçka të rrezikshme, reflektimi ka qenë i dobët”, shton kroati.
“Aktivitetet me aleatët këto ditë janë gjithashtu të rëndësishme, për sa i përket kontrollit të hapësirës ajrore. Fluturimet e aleatëve janë një mesazh i rëndësishëm sigurie. Aleatët janë me ne. Operacioni Noble Shield i NATO-s është duke u zhvilluar, aeroplanët po ngrihen vazhdimisht nga aeroplanmbajtëset dhe po kontrollojnë qiellin e Bullgarisë, Rumanisë, madje edhe të Bsonje-Hercegovinës”, tha ai.
