Kryeministri ilegal, sërish në Greqi – Çfarë sekrete e lidhin me ortodoksinë!
Shkruan: Idriz MORINA
Kryeministri ilegal Albin Kurti, sërish i është kthyer Greqisë, pushimeve dhe kontakteve atje.
Gjykata Supreme në verdiktin e saj, thotë prerazi se të gjithë ata deputetë, që u certifikuan dhe u betuan më pas, janë duke kryer vepër penale, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit duke mbajtur pozita të dyfishta në ekzekutiv (Qeveri) dhe legjislativ (Kuvend), për shkak se janë pushtete të ndara me Kushtetutë dhe ligj!
Se di si ka fytyrë, përveç se si shërbëtor i antishqiptarëve të shkojë në takime me të huaj, me dekret se është duke kryer tashmë disa muaj vepra penale!
Vlerësojeni se si e nxinë imazhin e shtetit të Kosovës ky njeri, duke na kthyer në kohën e bashibozukëve komunist, dhe në garë të përherhshme, për t’i thyer rekordet negative të Thaçit!
Po ashtu, ai duhet të hetohet se nëse shkoi me fonde qeveritare në shëtitje apo takime në Greqi, ndërkohë që ai nuk është më kryeministër juridikisht, edhe me vendim gjykate!
Mundësinë për të qenë kryeministër në detyrë ia ka marrë vetvetes, duke mos hequr dorë nga mandati i deputetit!
