Kryediplomati maqedonas pas takimit me prokuroin bullgar: Spekulimet për aksidentin po dëmtojnë hetimin

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me ç’rastë kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike.

Me këtë rast bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmton procesin e hetimit.

“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me ç’rast konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani

Ndryshe në një aksident me autobus që ndodhi dje në Bullgari afër sofjes vdiqën tragjikisht 45 persona, shumica dërrmuese e të cilëve ishin shqiptarë. 

Go to TOP