Kryediplomati italian bën thirrje për formimin e ushtrisë së BE-së

Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e vet të kombinuar që mund të luajë një rol në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konfliktit, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian për mbrojtjen ishte prioritet për partinë që ai drejton “Forza Italia”.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri evropiane. Dhe ky është një parakusht themelor për të qenë në gjendje të kemi një politikë të jashtme efektive evropiane”, tha ai në një intervistë të publikuar të dielën.

Go to TOP