KRU Prishtina: Furnizimi me ujë po stabilizohet gradualisht
Pas disa ditëve me probleme të theksuara në furnizimin me ujë, situata në kryeqytet po rikthehet gradualisht në normalitet. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ITU Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit minimal të ujit, i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit për banorët.
“Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit të ujit minimalisht, i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit. Pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht. Aktualisht, furnizimi me ujë po realizohet në mënyrë graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
