Kriza energjetike në Kosovë, KEDS mban nesër konferencë për media
KEDS do të mbajë nesër konferencë për media lidhur me situatën elektro-energjetike në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, nga KEDS kanë njoftuar se konferenca do të mbahet nesër nga ora 13:00 , në objektin qendror të KEDS-it.
“KEDS fton të gjitha mediat të marrin pjesë në Konferencën për media që e organizon kompania lidhur me situatën elektroenergjetike në Kosovë. Konferenca mbahet nesër, të shtunën duke filluar nga ora 13:00 në objektin qendor të KEDS-it, Elektrokosova”, thuhet në njoftim.
