Krivaqa edhe në rigjykim dënohet me burg të përjetshëm
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Dardan Krivaqën edhe në rigjykim me burg të përjetshëm për vrasjen e Margiona Osmanit.
Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim, ndërkaq i akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje, dhe po ashtu është liruar nga akuza për dhunim.
Ky aktgjykim u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi, ndërkaq kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë për t’u ankuar brenda 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.
