Krerët e veteranëve dalin nga Zyra e Kurtit: S’ka marrëveshje, i vazhdojmë protestat

Pas takimit që përfaqësuesit e OVL-UÇK-së zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk është arritur të bien dakord për kërkesat e tyre.

Për këtë, ai thotë se do të vazhdojnë edhe protestat e tyre deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me shkrim.

Sipas përfaqësuesve të këtyre organizatave është diskutuar edhe për listat e veteranëve, që Kurti pretendon se janë të fryra, por që ata kanë thënë se duhet të lihet gjykata të flasë për këtë çështje.

Go to TOP