Kremtohet `Darka e Lamës` në Gjonaj të Hasit 

Në Gjonaj të Hasit të Prizrenit në Ditën e Bereqetit u gatua flija e përmasave më të mëdha të mundshme. Për përgatitjen e saj, janë dashur katër orë. E në kremtimin e kësaj festë të lashtë, morën pjesë mysafir të shumtë.

Në Has të Prizrenit pati festë. Për herë të dytë në këto anë u kremtua “Dita e Bereqetit”.

Kjo festë e lashtë deri më tani ishte kremtuar vetëm në familjet hasjane, por disa banorë të Gjonajve, menduan që kjo traditë të rikthehet dhe te brezat e rinj. Si mbretëresha e kësaj dite është menduar flija tradicionale, por jo në përmasa të zakonshme, ajo ishte një “fli gjigante”.

Për ta përgatitur një fli të këtyre përmasave, është dashur që edhe pajisjet e tjera të krijohen ekstra. Saçin për pjekjen e saj e rregulloi i riu hasjan Zeka.

“Dita e Bereqetit”, apo “Darka e Lamës” siq e quajnë hasjanët, synohet ti kalojë kufinjtë e lokales.

E kryetari i Prizrenit që vjen nga Gjonaj, premton se organizime të tilla do të kenë përkrahje edhe më të madhe.

Për “Ditën e Bereqetit” hasjan u angazhuan i gjithë fshati, ku i gatuan ushqimet e njohura të zonës, të cilat i shijuan mysafirët e shumtë që morën pjesë në edicionin e dytë.

Go to TOP