Kremlini: “Absurditet” të flitet për fitoren e Ukrainës ndaj Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov hodhi poshtë të enjten deklarimet e komandantit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhnyi, se lufta kishte arritur në bllokadë.

Ai tha se Rusia do t’i arrinte të gjitha qëllimet e saj.

I pyetur se nëse Zaluzhnyi kishte të drejtë që konflikti po shkonte drejt një ngërçi, Dmitry Peskov tha: “Jo, nuk ka arritur në një ngërç”.

Peskov tha se të gjitha synimet e Rusisë do të arriheshin dhe tha se ishte “absurde” që Kievi të fliste për fitoren ndaj Rusisë në fushën e betejës.

“Sa më shpejt që regjimi i Kievit ta kuptojë këtë, aq më shpejt do të hapen disa perspektiva tjera”, tha ai.

Autoritetet ruse zakonisht përdorin termin “regjim i Kievit” kur i referohen qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës.

Go to TOP