Krekoset Kurti: Për dy vjet, tri herë në pallatin Elysee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur pak hapësirë të krekoset për faktin se në dy vjet, tri herë ka vizituar pallatin “Elysee” në Paris.
Ai këtë fakt, është kujdesur ta përmend në postimin e tij në Twitter, në hyrje të tij madje.
Për takimin e sotëm me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka thënë se këtë të fundit e ka falënderuar për angazhimin e tij për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht planin franko-gjerman.

“U ktheva në Elyse, hera ime e tretë në dy vite. Falënderova presidentin Macron për propozimin franko-gjerman si një bazë e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe presidenti Macron shprehu përkushtimin e tij për paqe dhe siguri”, shkroi Kurti.

Go to TOP