Krasniqi, Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RTKlive se zgjedhjet në komunat veriore mund të mbahen vetem në afatet e regullta zgjedhore.
“Udhëzimi parasheh që në bazë të udhëzimit adminstrativ kur dështon votimi për largimin e kryetarëve, qytetarët mund të iniciojnë një peticion të ri, por votimi mund të bëhet vetëm pas 1 viti, e pasi prill 2025 është në afatet kohore të regullta, zgjedhjet mund të mbahen vetëm në afatet e regullta zgjedhore në tetor 2025”, tha Krasniqi për RTKlive.
Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje ka kërkuar organizimin e menjëhershëm të zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës.