Krasniqi takon Tërrnavën, falënderon BIK-un për kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërrnava.

Në një postim postim në facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për punën e Bashkësisë Islame në kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar.

“Myftiut Tërrnava i shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për punën shumëdimensionale të Bashkësisë Islame, jo vetëm në ngritjen shpirtërore, por edhe në mirëqenien e komunitetit, si dhe në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar”, shkruan Krasniqi.

Go to TOP