Krasniqi takon Makovecin, edhe atij i flet për masat
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian (EEAS), Marko Makovec.
“Sot, në Bruksel, me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, diskutuam për zhvillimet aktuale ne Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”.
Edhe te Makoveci, Krasniqi ka thënë që ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndaj Kosovës.
“Edhe në këtë takim, kërkova që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë qytetarët tanë”.
