Krasniqi pas takimit me Kurtin: Zgjedhjet janë domosdoshmëri

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se i është pëërgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për një darkë pune sepse sipas tij ka konsideruar se është shumë e rëndësishme që t’ia shpreh qëndrimet e tij dhe të PDK-së drejtpërdrejt dhe qartë.

“Është evidente se unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe besoj që ndonjëherë edhe preokupimet e qytetarëve të Kosovës nuk janë preokupimet e kryeministrit të Kosovës. Nga takimet që i kemi në ]do cep të Kosovës besoj se ne nuk jemi në një gjendje të mirë. Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi rritje enorme të ]mimeve, me paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk i mjaftojnë familjeve kosovare me lidh muajin me muaj. Kemi shëndetësi që është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, arsim të degraduar, politikë të jashtme po thuajse inkezistente. Për më shumë një parlament jofunksional, që nga java në javë e nga muaji në muaj barten pika pa pasur mundësi për t’i realizuar ato. Tani kemi edhe një situatë të vështirë për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se kandidati I PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është personi i duhur për t’i japur zgjidhje këtyre problemeve, derisa ka thënë se si parti kërkojnë datën e zgjedhjeve.

“Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordsim me të gjitha partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës përmes një mocioni të përbashkët. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, ato janë nevojë e vendit, janë domosdoshmëri për t’i dhënë përgjigje me një qeveri këtyre problemeve që i theksova”, ka theksuar Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP