Krasniqi: Me qeverisjen e Totajt, Prizreni do të shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot kryetarin e ri të Komunës së Prizrenit, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Vizita e Krasniqit është bërë pas marrjes së detyrës zyrtare nga Totaj në Prizren.

“Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se me qeverisjen e Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan. Për këtë, Krasniqi ka thënë se garanci kryesore është përvoja udhëheqëse e Totajt dhe dashuria e madhe e Totajt për Prizrenin dhe prizrenasit.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik.Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan. Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!

Go to TOP