Krasniqi liron nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draft – statutit të Asociacionit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se është liruar nga detyra ekipi menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.
Krasniqi ka thënë se pas prezantimit të draft-statutit për Asociacionin në takimin e djeshëm nga ana e tyre, ky ekip tash është pa status.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković”, ka thënë Krasniqi.

