Krasniqi: Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë duhet të marrë fund më 17 tetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vazhduar fushatën e tij, kësaj radhe në Fushë Kosovë.

Ai  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund me 17 tetor.

“Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund me 17 tetor, që me 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri për këtë qytet të mundësive e potencialit”

“Rrahimi është i afërt e i dashur me të gjithë, mik i qytetarëve, që ua vlerëson mundin e përkushtimin. Politikan që ka plan për të rinjtë dhe të rejat e Fushë Kosovës, për familjet, për ndërmarrësit, për punëtorët, për mësimdhënësit e nxënësit, mjekët dhe infermierët, për njerëzit e artit, sportit e kulturës, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi.

Go to TOP