KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.

Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:

Lëvizja Vetëvendosje – 43,06%

Partia Demokratike e Kosovës – 21,24%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 17,70%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7,07%.

Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.

Go to TOP