KQZ publikon shpenzimet tremujore të subjekteve politike

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, në uebfaqe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ njofton se, sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), dhe të njëjtat publikohen në uebfaqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën janar – mars 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: 

https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/
Go to TOP