KQZ prezanton sot raportin për nënshkrimet e qytetarëve në veri të vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, ku pritet të prezantohet raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet komunale në katër komunat veriore.

KQZ njofton se në rend dite për sot ka gjashtë pika , në mesin e tyre edhe atë për atë për vlerësimin vjetor të punës së Zëdhënësit të KQZ-së, lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut si edhe Shqyrtimin dhe miratimin e disa rregulloreve zgjedhore e të tjera.

Këto janë pikat e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të KQZ-së:

“Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2024, shqyrtimi dhe miratimi i Rregulloreve Zgjedhore Nr. 05, 08, 10 dhe 11/2024, raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, vlerësimi i vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ dhe të ndryshme.

Go to TOP