Gërvalla kërkon angazhim për një botë ku zëri i gruas dëgjohet e vlerësohet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, u ka uruar 8 Marsin grave, duke kërkuar angazhim për një botë ku zëri dhe vlera e çdo gruaje dëgjohet dhe vlerësohet.

Gërvalla, në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjitha gratë në të gjithë botën, duke përfshirë gratë e guximshme dhe frymëzuese.

“Urime 8 Marsi për të gjitha gratë e mrekullueshme në të gjithë botën, duke përfshirë gratë e guximshme dhe frymëzuese të! Sot, ne festojmë forcën, rezistencën dhe arritjet tuaja. Le të angazhohemi për një botë ku zëri dhe vlera e çdo gruaje dëgjohet dhe vlerësohet”, ka shkruar Gërvalla. /Kosova.info/

Go to TOP