KQZ-ja publikon listën me 23 qendrat alternative të votimit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, KQZ-ja miratoi listen e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në veri – Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Nga 43 qendra votimi që i pati planifikuar KQZ-ja, ajo ka arritur të sigurojë 23. Tetë do të jenë në Leposaviq, pesë në Zubin-Potok, në Zveçan pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë.

Ndryshe nga hera e kaluar kur u votuar, më 23 prill 2023, tani qendrat e votimit nuk do të jenë kontejnerë, por hapësira publike, salla e prona të AKP-së.

Anëtarë të KQZ-së patën insistuar në hapjen e të gjitha qendrave të votimit në veri, me gjithë kundërshtimin e drejtorëve të shkollave të emëruar nga strukturat ilegale.

Nga lista e objekteve që do të shfrytëzohen si qendra të tilla parashihen të jenë gjithsej gjashtë shkolla në katër komuna.

Serbët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë procesin e iniciuar nga vetë ata për shkarkim të kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke dhënë disa arsyetime, si numrin e votuesve, vëzhgimin e procesit me kamera e të tjera.

Për shkarkim të kryetarëve, sipas udhëzimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokaj, nevojitet vota pro e 50 për qind të trupës elektorale të komunës përkatëse, plus një votues.

Nëse edhe ky proces kalon, atëherë organizohen zgjedhjet e reja në këto katër komuna.

Procesi i 21 prillit u iniciua me një peticion, ku u kërkua nënshkrimi i 20 për qind të trupës elektorale të secilës komunë.

Serbët dhe partitë serbe i patën bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit 2023 në komunat veriore, por pas vendosjes së kryetarëve të partive shqiptare në ndërtesat komunale, nxitën tensione e protesta të dhunshme, ku u lënduan shumë gazetarë, policë e ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Go to TOP