KQZ-ja mban sot mbledhje rreth përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës në këtë mbledhje është edhe shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).

Ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit në Ukrainë.

Në këto sanksione është përfshirë edhe ngrirja e aseteve bankare e masa të tjera financiare.

Poashtu pati edhe sanksione për individ e akterë politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë.

Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Mbledhja është paralajmëruar të nis në ora 13:30.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP