Kourtney Kardashian zbulon se operacioni “i shpëtoi jetën” foshnjës së saj të palindur

Kourtney Kardashian ka falënderuar mjekët që shpëtuan jetën e foshnjës së saj.

Ylli i Reality TV, tha se ajo u dërgua me urgjencë në “operacion urgjent fetal”, në të cilin kirurgët operojnë foshnjat ndërsa ato janë ende në mitër.

“Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën”, tha ajo, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në mesazhin e saj në Instagram, Kourtney shkroi: “Unë do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. I jam përjetësisht mirënjohës bashkëshortit tim që erdhi me nxitim pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur më pas për mua. Dhe falënderimi më i madh i shkon nënës sime, që më mbajti dorën gjatë gjithë kësaj periudhe”.

“Lavdërimi i qoftë Zotit. Dalja nga spitali me djalin tim në bark dhe e sigurt ishte bekimi më i veçantë”, theksoi Kourtney Kardashian.

Go to TOP