KOSTT shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv Evetar Zeqiri, emëron Shaban Nezirin ushtrues detyre
Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a ka marrë vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Evetar Zeqiri, gjatë një takimi të mbajtur më 24 prill 2024. Vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë.
Në vend të tij, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në një vendim të ri.
Z. Neziri, i cili është Inxhinier i Elektroteknikës me profesion, është pjesë e KOSTT që nga themelimi i saj dhe gëzon një karrierë të gjatë dhe përvojë të konsiderueshme në kuadër të kompanisë.
KOSTT ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj garantimit të sigurisë në operimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës, pavarësisht ndryshimeve në udhëheqje. /Kosova.info/
