Kosovën do ta shpëtoj Bedri Hamza
Shkruan: Besim XANI
Nuk duhet shumë dituri që Albin Kurti kurrë me mos të vije në qeveri, besoj as populli nuk e do dhe e dinë fort mirë se nuk di ta qeveris shtetin. Kjo u dëshmua, unë e dëgjova interviste te Kushtrimi, më shumë se një referent apo punëtor administrativ, nuk ka kapacitet intelektual, por ky ka arrit me armiqësua popullin në mes veti armiqësi deri në familje, kjo nuk i falet! Vetëm me armiqësi ky po i fiton votat nuk ka shpjegim tjetër, se kuptoj një gjë çdo qytetar thotë “ne jemi populli më pro-amerikan në botë”, dëgjojeni Albinin çfarë thotë “unë jam shtet sovran Amerika e ka bindjen e vete”. Krist Hille reagoj menjëherë, po harron ky zotëria kush e bëri shtet dhe kush po ja ruan kufijtë këtij shteti, pikërisht populli edhe thotë jemi me Amerikën edhe i jep votë Albinit që se përfill Amerikën, e çuditshme, çfarë gënjeshtre, sfida është ta bindim elektoratin e VV Kosova është shpija jone. Amerika nëna e jonë, nëse e vramë urrejtjen në mes vete Albini as afër parlamentit nuk do të afrohet e jo ta udhëheq shtetin, vështirë është shumë se qe 20 vite ka ushqyer urrejtje në shoqërinë tonë. Çdo parti do ti besoja më shumë si qytetar e mos të flasim për Bedri Hamzen një intelektual ekonomist krejt i kundërt me Albinin, portret që nuk di të urreje njeri, qytetar kozmopolit, me të fiton Kosova, kthehet admirimi amerikan si dhe qytetari jeton me dinjitet, s’di a e di Albin Kurti se arsimtarët edhe rojë nate punojnë për mbijetesë, kush guxon të lyp cilësi kur mësuesi vjen në shkollë i uritur, Aristoteli thotë: “filozofia pra dituria lindi atëherë kur barku i njeriut nuk kishte uri, atëherë filloj mendimi racional”, ky zotëria vetëm na ka fyer deri tash asgjë më shumë, shansin e kemi në dorën tonë, dikur bëhet vonë sepse po nëse edhe njëherë qeveris Kurti, ky vend do të shpopullohet edhe nga rënia e natalitetit edhe nga emigrimi masiv! Çdo ditë mësuesit profesorët po ikin, kjo nuk ka ndodhur në kohën e Thaçit por në kohën e Albinit, ta shpëtojmë Kosovën me Bedri Hamzën ku do të ndalet emigrimi dhe çdo njeri do të jetoj me dinjitet, nëse jo do të rrezikojmë që vetë ta shembim shtetin. Profeci serbe që shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet do të bëhet realitet, pra ta shpëtojmë Kosovën nga Albin Kurti, Bedri Hamza është shpëtimtari, është momenti i fundit që Bedri Hamza ta shpëtoj Kosovën, vend ky që po përjeton vdekje klinike kurse Serbia po duartrokit për profecinë e saj, i vetmi Bedri Hamza është shpëtimtari i Kosovës që mund ta shpëtoj Kosovën nga vdekja klinike.
