Kosova shumë e fortë për Gjibraltarin

Basketbollisti Lis Binishi ishte në formë fantastike për Kosovën U16 në ndeshjen e dytë të Evropianit për këtë gjeneratë, Divizioni C.

Ai kundër Gjibraltarit për vetëm një asist nuk arriti tripple-double.

Realisoi 43 pikë, 13 kërcime dhe 9 asistime.

Kosova në sallën 1 tetori të premten fitoi me rezultat të lartë 123:56, prej të cilave 23 pikë i shënoi Anes Krasniqi.

Tek kundërshtari, McGlashan u dallua me 15 pikë dhe një më pak e pati Postigo.

Ky është edicioni i gjashtë i Evropianit U16, Divizioni C, ndërsa hera e katërt po zhvillohet në Kosovë.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Kosova e fitoi ndaj Maltës me 50 pikë dallim 103:53.

Kosova është në grup me Andorrën, Maltën dhe Gjibraltarin.

Kjo garë ka nisur më 19 korrik dhe përfundon më 27 të këtij muaji.

Go to TOP