Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka uruar që numri i viktimave dhe i dëmëve të jetë sa më i vogël, teksa ka ngushëlluar edhe familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre.

“Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka shkruar Mehaj.

“Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/513611284213590

Go to TOP