Kosova regjistron 19 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 2 mijë e 267 mostra të testuara.

Asnjë vdekje nga COVID-19 nuk u regjistrua të premten.

Në 24-orëshin paraprak u shëruan shtatë pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 126.

Deri më tani në Kosovë, në total janë regjistruar 107,973 raste pozitive.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,582 janë shëruar.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është fushata e vaksinimit masiv, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të imunizohen.

Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të këtij viti.

Go to TOP