Kosova nis përgatitjet për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, ka nisur përgatitjet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Dardanët nisën misionin nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet.

Stërvitja e parë ka shkuar shumë mirë, ku të gjithë basketbollistët po japin maksimumin, derisa atmosfera është shumë e mirë në kampin Dardan.

Kosova në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Go to TOP