Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Rumania dhe Greqia për të parandaluar shpërthimin e mortajës së ruminantëve të vegjël
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka shpallur ndalim të menjëhershëm për importin e kafshëve të gjalla, përfshirë dele dhe dhi, nga Rumani dhe Greqi. Ky vendim është marrë në përputhje me situatën epidemiologjike të raportuar nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Sistemi i Lajmërimit të Sëmundjeve të Kafshëve në BE (ADIS) për shpërthimin e Mortajës së Ruminantëve të Vegjël.
Nga zonat e prekura të këtyre shteteve, ndalohet gjithashtu importi i kafshëve të llojit gjedhë. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, importi i gjedhëve lejohet vetëm nga zonat e lira nga sëmundja në territorin e Kosovës. Masat parandaluese janë vendosur nga autoritetet përkatëse të Rumani dhe Greqisë, të cilët nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore të kafshëve nga zonat e prekura.
“Vendimi për ndalimin e importit është marrë për të forcuar kontrollin në pikat kufitare dhe për të parandaluar hyrjen e kafshëve të infektuara,” deklaron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Fermerët që mbajnë dele dhe dhi duhet të përforcojnë masat e biosigurisë në ferma dhe të raportojnë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore tek veterinari,”.
“Është e rëndësishme të theksohet se sëmundja ka karakter ekonomik dhe nuk përhapet tek njerëzit,” përfundoi komunikata e AUV-së. /Kosova.info/