Kosova mundet nga Franca
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), është mundur nga Franca, me rezultat 17-44, ndeshje kjo e luajtur të ënjtën mbrëma në Prishtinë.
Dardanet dhe francezet u përballen në kuadër të kualifikimeve për EURO 2026, ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në RTK4.
Ashtu siç pritej, superfuqia e hendbollit evropian, Franca u tregua ekip dominues në duel me skuadrën tonë.
Ndonëse hendbollistet tonë, mjaftë shumë u angazhuan, megjithatë, ishte skuadra franceze që e kontrollonte lojën në parket.
Pjesëloja e parë mbyll me rezultat 10-21, me epërsinë e Francës, e cila edhe në fraksionin e dytë vazhdoi me dominimin në lojë deri në fund të kësaj sfidë.
17-44 ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfidë në favor të Francës.
Kosova të dielën luan ndeshjen e radhës në udhëtim kundër Kroacisë.
