Kosova mbanë stërvitjen e fundit, Paçarada në dyshime për ndeshjen

Paraqitja e Leart Paçaradës mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë. 

Kjo, sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës, për shkak të lëndimit që e ka privuar atë edhe për pjesëmarrje në stërvitje.

“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë. “Puskas Arena”, do të jetë stadiumi ku Dardanët do të zhvillojnë ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të ndeshjeve të muajit mars. Për shkak të lëndimit në stërvitje mungoi Leart Paçarada, paraqitja e të cilit mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme. Dardanët janë të përgatitur e motivuar maksimalisht për këtë përballje”, ka theksuar FFK.

“Atmosfera në grup është tejet pozitive”. 

Go to TOP