Vuçiq: Kosova ka shënjestruar këto 6 shtete, po ndihmohet nga fuqitë e mëdha

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic nga New York ka folur edhe për çështjen e lobimit të Republikës së Kosovës për të marrë njohje të reja. Shefi i shtetit serb ka thënë se e ka vënë re që Kosova ka “shënjestruar” tri shtete aziatike dhe tri shtete afrikane për t’ua marrë njohjet.

Vucic ka thënë se Kosova po punon me të gjitha mënyrat e mundshme derisa ka shtuar se Beogradi “po e bën punën e vet”, shkruan KoSSev.

Presidenti serb ka thënë se Kosova në fushatën për njohje të reja po ndihmohet nga fuqitë perëndimore.

“Kam parë tre shtete aziatike dhe tre afrikane që i kanë shënjestruar, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, por mos harroni nuk është çështje e Prishtinës. Është një çështje e luftës sonë kundër asaj që do të bëjnë të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore. Ky është roli ynë në një kohë kur, siç mund ta shihni, ata po kërkojnë të përjashtojnë një Rusi”, ka thënë Vucic.

Go to TOP