Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave ka shënuar fitore të thellë në kualifikimet për Kupën e Botës, duke e mposhtur Gjibraltarin me rezultat 8:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C2.

Me këtë fitore, futbollistet e Kosovës kanë siguruar kalimin në “play off” për Botërorin 2027, si dhe kanë arritur avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Kosova e ka mbyllur ndeshjen me dominim të plotë, duke shënuar pesë gola në pjesën e parë dhe tre në pjesën e dytë.

Golashënueset për Kosovën ishin: Halilaj (3’), Memeti (7’, 21’), Biqkaj (14’), Misini (32’), Uka (68’), Smaili (76’) dhe Sinani (90+3’).

Pas kësaj fitore, Kosova gjendet gjendet në vendin e parë në Grupin C me pesëmbëdhjetë pikë, duke e lënë pas Kroacinë, e cila ka po aq pikë, por renditet e dyta për shkak të golaverazhit.

Go to TOP