Kosova është gjaku im që nuk falet!

Shkruan: Besim XANI

E lexova shkrimin tuaj, Kimete Berisha.

Për keqardhje, nuk e di arsyen, por tani nuk i bëni shkrimet neutrale. Neutraliteti është principi numër një i një intelektuali, i një shkrimtari. Kadare thotë: “Asnjë shkrimtar i gjallë nuk guxon të krahasohet me poetin e madh të botës antike, Homerin, ai mbetet shkrimtari më neutral i njerëzimit dhe nëse këtu lajthitni, më mirë të mos shkruani hiç.” Liria është gjëja më e çmuar që ka krijuar njerëzimi, por për fat të keq njerëzimi ende ka mbetur nën nivelin e saj, dhe ne në një popull shumë të vogël kur jo vetëm Serbinë, por edhe botën e kishim kundër nesh, këta heronj që ju po i fyeni besuan në liri, arritën të bindin se e meritojmë lirinë. Ata besuan në vargun e Bajronit, kur thotë: “Edhe gurët duhet t’i mësojmë të luftojnë tiraninë!” Falë këtyre burrave heronj të Drenicës dhe Dukagjinit, ne bëmë luftën për liri. Kjo e arritur nuk krahasohet me asgjë, sepse ne e bindëm botën se nuk do të jetojmë kurrë nën tirani. Ky ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, sepse njerëzimi rrallë i kthen sytë nga kombet e robëruara njëherë në një mijë vjet. Kadareja i madh thotë: “Askush nuk mund t’ua heq emrin UÇK-së dalzotës të atdheut, larg duart nga gjeneralët e UÇK-së sepse kjo është vlera më e madhe që ka pasur kombi shqiptar në 500 vjet dhe këta gjeneralë i kanë mbetur besnik vargut emblematik të Ali Podrimjes.” Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet.


Go to TOP