SPORT

Kosova e nis me Distria Krasniqin në “Tokyo 2020”

Distria Krasniqi është sportistja e parë e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila fillon garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Distria do të nisë garën në disiplinën 48 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së shtunë sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.

Ajo ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me katër xhudistët e tjerë dhe njëmbëdhjetë sportistë gjithsejtë.

Distria është një nga shpresat e Kosovës për të fituar medalje.

Ajo është një nga xhudistet më në formë dhe sukseset e saj kanë qenë të mëdha.

Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.