Kosova do të ketë të ardhme vetëm me Bedri Hamzën
Shkruan: Besim XANI
Lëvizja Vetëvendosje qysh kur ka lind ka lindur si një religjion, ku pas i kanë shkuar njerëzit që se kanë gjetur vetën askund, njerëz të frustruar kryesisht rinia me jo formim akademik, ku varfëria te ta ka qenë e frikshme. Kurti lehtë ka manipuluar me ta, pushteti po ju grabit paratë për këtë arsye ju jeni të varfër, çdo ditë kjo parullë dikur kjo është bërë bindje! Me mjeshtri Kurti e ka ndërtuar kultin e vet si shpëtimtar i kësaj shtrese të braktisur dhe ja ka arritur. Tek besimi në Zot në çdo religjion nuk ka fakte për besim në zot por ata i besojnë vetëm profetit, kështu edhe Kurti nga lideri është shndërruar në profet dhe me mjeshtri ka ditur të manipuloj dhe ta ketë nën kontrolloj sjelljen njerëzore. Këtu Kurti e ka lexuar shumë mirë situatën varfëri ekstreme dhe këtu ai e ka parë sa do karakter të fortë njeriu para urisë dorëzohet. Këtë e ka vërtetuar Stalini kur e ka pyetur Pavllovin “si ta kontrolloj jetën e njeriut” ai iu ka përgjigjur, “shumë thjeshtë vetëm me uri asgjë tjetër” kështu Albini e ka lexuar varfërinë e popullit dhe sjelljen e tij e ka nën kontroll duke i siguruar buke, kaq tanimë ky është profet populli besimtar asgjë tjetër. Këtë qellim e ka pasur Kurti qe 15 vite dhe ja ka arritur, tanimë kulti i tij është bërë i rrezikshëm po e shave mund të rrezikohesh, sikur besimtarit me ja sha profetin, kjo ndodh në një shoqëri të pa arsimuar, kurrsesi në një shoqëri evropiane ku çdo qytetarë mendon me kokë të vetë kjo no ndodhë, pra me sa e kam kuptuar unë elektorati i tij beson dhe nuk gjykon kurse qytetari me vetëdije gjykon para se të besoj diçka, dhe kjo nuk mund të ndodhë pa një shoqëri të arsimuar, ne e dimë pa dashur ta fyejmë askënd. Ka përjashtime të vogla por 400,000 votat e diasporës janë vota të një gjenerate që kanë ikur në mërgim në vitet 90, rini kjo që shkollimi i tyre ka qenë fillore ose më së largu i mesëm jo fakultativ, këta kanë rënë pre e imazheve telivizive të spoteve, të ushtrisë, të teknologjisë informative të Albin Kurtit ku duhet pranuar se retorika bindëse e Kurtit ka qenë profetike, e shkurtë, krejtësisht popullore dhe rrezatimin e ka pasur si shpëtimtar që do ti nxjerr njerëzit nga varfëria ekstreme. Bedri Hamza ka mundur ta bëjë këtë edhe ma mirë por Hamza është dashur ta merr partinë mos të them gati para 10 viteve e jo që 1 vit… sepse nga jo infeksioni i korrupsionit dhe moraliteti rigoroz janë të njëjtë me Kurtin, por përparësia do të ishte edhe më e madhe pasi që ky është profesionist i fushës së ekonomisë, e që këtë profesion Kurti nuk e ka, Ky gabim ke fatal edhe për PDK, për parti tjera nuk po flas se nuk ja vlen të foli ato do të zhduken, nuk e voton populli një lider që nuk e di çfarë është fshati por jeton në lagjen me luksoze në Prishtinë në lagjen Marigona, kurse për Hamzën ende ka shpresë që do të ketë këndellje ngase është një intelektual ekonomist, i shquar, popullor që e njeh në palcë popullin e Kosovës, shto këtu edhe humanizmin e tij dhe thjeshtësinë pra e ardhmja e opozitës e në veçanti e PDK është vetëm Bedri Hamza dhe askush tjetër. Për dallim nga Kurti që ka manipuluar me masa të pa arsimuara dhe njerëz të varfër ky nuk manipulon sepse është i ndërgjegjshëm dhe ky ua tregon vetëm të vërteten se si ta qeveris Kosovën që qytetarë e saj të jetojnë me dinjitet, e ardhmja është e PDK-së me Kryetarin e saj Bedri Hamzën.
