Kosova dhe Bahamas arrijnë marrëveshje për heqjen e vizave
Kosova dhe Bahamas kanë arritur marrëveshje për heqjen e vizave ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja u nënshkrua sot në Washington, D.C., duke vijuar pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
“Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës! Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit. Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës”, thuhet në njoftim.
Sipas Presidencës, ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin. /Kosova.info/
