Kori dhe orkestra e fëmijëve “Amadeus” përformuan në Shkup

Nga Prishtina, kori dhe orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadues” shkuan në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut, ku interpretuan veprat klasike shqiptare dhe botërore. Interpretimi i tyre u prit me duartrokitje nga publiku.

Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” u paraqit me një koncert të mrekullueshëm në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, u prezentuan vepra klasike shqiptare dhe botërore, të cilat u mirëpritën dhe u duartrokitën gjatë tërë koncertit nga publiku shkupjan.

“Para publikut në Shkup kemi ofru vepra shqiptare në përgjithësi. Përzgjedhja ma e madhe e programit që kemi prezentu sonte ka qenë vepra shqiptare, po krahas kësaj kemi luajt edhe vepra të nivelit botëror vepra klasike .. që kanë qenë ndër veprat kryesore të muzikës jo shqiptare”, dekalroi Vehbi Shoshollim, dirigjent.

“Sot ka qenë një performancë e shkëlqyeshme prej neve orkestrantëve. I falënderoj publikun që na ka prit aq mirë dhe kanë qenë të koncentruar në veprat që i kemi luajtur”, tha Elton Syla, violinist

Pas koncertit në Shkup, Kori dhe Orkestra “Amadeus” planifikon që në qershor të prezantohet me koncerte edhe në Prishtinë dhe Tiranë.

“Tash menjëherë ne do fillojmë të organizohemi për koncertin e qershorit, që pritet të jetë madhështor, me program krejtësisht të ri. Gjithashtu e kemi në plan të udhëtojmë edhe në Shqipëri këtë vit, para ose pas qershorit sepse gjithçka varet nga provat se si po shkojnë dhe nga mbështetja siç e përmenda”, tha ndërkaq Hana Petrovci, drejtoreshë e Korit dhe Orkestrës “Amadeus”

Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” është e përbërë nga nxënës të shkollave fillore të muzikës dhe kjo është orkestra e parë e fëmijëve në Kosovë.

Go to TOP