Konstituohet Komisioni Parlamentar që do të kryej hetime për blerjen e energjisë elektrike
Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.
Në mbledhjen e parë është vendosur që deri në mbledhjen e radhës duhet të përgatitet edhe plani i veprimit.
