Konjufca takon ambasadoren greke, Heleni Vakali – shprehet gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim njoftues shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Konjufca i vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe çmoi përkrahjen e Greqisë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

Go to TOP