Konjufca shkon ta përkrah kandidatin që premtonte “ngrohje me bërthama të kumbullave”

Kryetari i Kuvendit nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Mitrovicë.

Konjufca atje ka shkuar për t’i dalë në përkrahje kandidatit të kësaj partie në këtë komunë, Agim Bahtirit.

“Sa herë që vjen Glauku në Mitrovicë, takimet bashkë me aktivistë kanë një harmoni të papërshkrueshme. Një energji dhe zell fitoreje mbretëroi në shtabin tonë gjatë takimit të sotshëm. Këtë frymë e shpërndamë me një ecje që bëmë përgjatë shetitores së qytetit”, ka shkruar Bahtiri teksa ka njoftuar për vizitën që ia ka bërë Konjufca.

Bahtiri po qeveris që 8 vite tanimë më Mitrovicën, teksa rrugëtimi i tij politik mori kahje tjetër kur ai kaloi nga AKR në Vetëvendosje.

Ai njihet për premtimet e tij të çuditshme, nga ai për “ngrohje me bërthama të kumbullave” e deri tek “hapja e urës me përformancën e Shakiras”, që tani po i rikujtohen nga rivalët politikë dhe mediat.

Në këto zgjedhje, Bahtiri do të ketë përballë vetes Bedri Hamzën e PDK-së, që nga qarqe të shumta po shihet si favorit absolut për ta fituar komunën, marrë parasysh bagazhin e tij politik dhe udhëheqës në institucione qëndrore. 

Go to TOP