Konjufca: Për tri kushtet e Kurtit, ne si institucione qëndrojmë të unifikuar

Kryeparalmentari, Glauk Konjufca është shprehur se për tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti, institucionet janë të unifikuara dhe qëndrojnë të unifikuara.

Tutje, kreu i Kuvendit thotë se Kurti ka marr vendim që të sqarohet mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, që bën që Kosova të mos pengohet në anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe të mos sulmohen dy shtetet me njëra-tjetrën.

“Sa i përket trik kushteve që kryeministri Kurti i vendosi në dialogun e Brukselit, në si institucione mendoj se qëndrojmë të unifikuara sa i përket këtyre tri kushteve”, tha Konjufca.

“E para le të flasim për atë që po quhet si mosnënshkrimi nga ana e Serbisë i marrëveshjes, pikërisht për shkak të kësaj Serbia e ka marr pozicionin që nuk e zbaton në klauzolat e kësaj marrëveshje, të cilën ne e kemi arritu në dialogun e Brukselit. Për Kosovën ajo marrëveshje ishte mjaft e favorshme, sepse i shënon disa arritje që Kosova nuk i ka pasur kurrë historikisht, si njohjen e të gjitha dokumenteve edhe pastaj edhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare pa pengesë nga ana e Serbisë dhe po ashtu një pakt të mossulmimit me njëra tjetrën. Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje, Pra zoti Kurti e ka vendosur të sqarohet nënshkrimi”.

Go to TOP