Konjufca kujton Balajn dhe Xheladinin: Në ditën e 10 shkurtit na bashkon kujtimi dhe nderimi për këta pishtarë të sakrificës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rikujtuar sot dy ish-bashkëpunëtorët e tij, Arben Xheladini dhe Mon Balajt të cilët ishin vrarë 15 vite më parë.

Konjufca dhe se nga largësia e kohës ata i bën gjithnjë e më të mëdhenj, sepse kanë hyrë në kujtesë si mishëruesit dhe përfaqësuesit e vlerave më të larta të lirisë, barazisë dhe demokracisë.

“Në ditën e 10 Shkurtit na bashkon kujtimi dhe nderimi për këta pishtarë të sakrificës dhe të zgjimit qytetar karshi padrejtësive dhe rrezikimit të aspiratave të popullit tonë, virtyte këto që duhet të na shërbejnë të gjithëve si frymëzim dhe motivim, vullnet pune e përkushtim në të mirë të Republikës.”, theksoi Konjufca.

Postimi i plotë:

Sot për të pesëmbëdhjetën herë po e shënojmë përvjetorin e vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes VETEVENDOSJE!, Arben Xheladini dhe Mon Balaj nga policia e UNMIK-ut.

Arbenin dhe Monin largësia e kohës i bën gjithnjë e më të mëdhenj, sepse kanë hyrë në kujtesën tonë si mishëruesit dhe përfaqësuesit e vlerave më të larta të lirisë, barazisë dhe demokracisë – si simbole të përsosmërisë së moralit politik, idealit, guximit qytetar, shpirtit vetëmohues dhe vizionit të qartë.

Në ditën e 10 Shkurtit na bashkon kujtimi dhe nderimi për këta pishtarë të sakrificës dhe të zgjimit qytetar karshi padrejtësive dhe rrezikimit të aspiratave të popullit tonë, virtyte këto që duhet të na shërbejnë të gjithëve si frymëzim dhe motivim, vullnet pune e përkushtim në të mirë të Republikës.

I pavdekshëm qoftë kujtimi për aktivistët e pavdekshëm, Arben Xheladini e Mon Balaj.

Lavdi!.

Go to TOP