Konjufca: Gratë kanë dhënë kontribut e shembull të jashtëzakonshëm

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca shënjuese me ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se gratë kanë dhënë kontribut e shembull të jashtëzakonshëm.

“Në këto ditë si sot nuk mund të mos i kujtojmë gratë intelektuale. Në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm”, ka deklaruar Konufca.

Në seancë ishin ish-deputete si Kaqusha Jashari, Flora Brovina, Besa Gaxherri e shumë të tjera.

Ish-deputetja, Flora Brovina ka thënë se rruga deri tek këto ulëse nuk ka qenë e lehtë.

“Askush nuk na i dhuroi këto ulëse sepse jemi gra, por ishte dëshira të marrim pjesë në çdo lëvizje” , ka theksuar ajo

Seanca është thirrur nga Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku tema është “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Go to TOP