Koncerti me 16 artistë nderon përvjetorin e shtetësisë dhe lavdinë e marsit

Ministria e Kulturës ka njoftuar për organizimin e një koncerti, si ndërlidhje mes nderimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe marsit të lavdishëm.

“Shënimi i 16 vjetorit të Pavarësisë dhe fillimi i muajit Mars i hap rrugën një ngjarjeje të veçantë muzikore me një koncert që bën bashkë 16 artistë më 6 Mars në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Alberta Troni, Jeta Çitaku, Ermira Çitaku, Lule Elezi, Liridon Sadrija, Venera Mehmetagaj Kajtazi, Shkumbin Bajraktari, Sihana Badivuku, Zana Badivuku Basha, Zana Abazi Ramadani, Enkelejda Zajmi Gorani, Marina Nikolovska, Astrit Mustafa, Orges Malaj, Ilir Kodhima e Andi Duraku janë artistët të cilët do të performojnë në këtë mbrëmje muzikore. /Kosova.info/

Go to TOP